Policia italiane ka arrestuar një shtetas rumun i cili është subjekt i një urdhri arresti ndërkombëtar nga Britania e Madhe për vrasjen e 39 personave vietnamezë të cilët ishin të destinuar të kalonin ilegalisht në Britani.

Stefan Damian Dragos, 28 vjeç, dyshohet se siguroi kamionin i cili u përdor për të dërguar në mënyrë të paligjshme grupin e emigrantëve, të cilët u gjetën të vdekur në një kontejner mallrash në pjesën e pasme të automjetit në Tetor 2019.

Ai u arrestua në qytetin e Cinisello Balsamo, në veri të Milanos, por policia nuk dha detaje të tjera. Zbulimi i kaq shumë njerëzve të vdekur në pjesën e pasme të kamionit në lindje të Londrës tronditi Britaninë dhe Vietnamin. 

Ai gjithashtu u vendos në qendër të vëmendjes për tregtinë e paligjshme globale që dërgon të varfëritë e Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme në udhëtime të rrezikshme në perëndim.

Shumica e atyre që vdiqën ishin nga provincat Nghe An dhe Ha Tinh në Vietnamin qendror verior, ku perspektivat e dobëta të punës, katastrofat mjedisore dhe premtimi i shpërblimit financiar jashtë vendit dhe migracioni i paligjshëm mbeten ende ekzistente.

Në Janar katër burra pranuan që ishin fajtorë për vrasje me dashje dhe shkelje të imigracionit iu dhanë dënime të gjata me burg. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin tragjedi të tilla në Mbretërinë e Bashkuar. Në Qershor të vitit 2000, u zbuluan kufomat e 58 emigrantëve kinezë në Dover. Vitet e fundit, shumë emigrantë mes tyre edhe shqiptarë futen në kontejnerët e automjeteve ose anijeve për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë për një jetë më të mirë. 

Klan News