Përgjimet telefonike zbuluan grupin që shpërndante drogë ne Zvicër dhe Gjermani

Një zjarrfikës i Tiranës është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se është përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së drogës që vepronte në Gjermani dhe në Zvicër. Jeta e dyfishtë e Ndriçim Harkës, që në Tiranë ishte një punonjës i thjeshtë i zjarrfikësve, ndërsa në Gjermani dhe Zvicër drejtonte një grup të shpërndarjes së drogës u zbulua pas mbërritjes së leterporosive nga jashtë.

Sipas të dhënave të prokuroreve të huaj, grupi që drejtohej nga Harka përbëhej nga 5 shqiptarë që punonin në Gjermani dhe Zvicër dhe dy të tjerë që vepronin në Tiranë. Hetimet nisën pas arrestimit të një shpërndarësi të thjeshtë, që pasi u kap me drogë u la i lirë dhe u mbajt në përgjim.

Komunikimet telefonike zbardhën veprimtarinë e grupit dhe 5 shqiptaret që punonin në Gjermani janë pas hekurave. Me mbërritjen e provave në Tiranë u vu në pranga edhe zjarrfikësi i Tiranës, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij Edmond Merja.

Tv Klan