Fituesi siguron pjesëmarrjen në Europa League

Finalja e FA Cup do të jetë një derbi londinez. Arsenal do të luajë me Chelsea më 1 Gusht në Wembley. Një mundësi për të marrë trofe për të ekipet. Chelsea arriti të finale duke mundur 3-1 të dielën Manchester United. Giroud në pjesën e parë dhe Mount e Rudiger në të dytën kualifikuan blutë e Londrës me golat e tyre, ndërsa ai Fernades nuk pati vlerë për Djajtë e Kuq.

Të shtunën Arsenal mundi me rezultatin 2-0 Manchester City. Arsenal dhe Chelsea do të përballen për herë të tretë në një finale të FA Cup. Në të mëparshmet triumfues ishin Topçinjtë e Londrës. Fituesi siguron pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Një mundësi e mirë për Arsenal që të arrijë këtë objektiv, pasi në kampionat është jashtë zonës së kupave të Europës.

Tv Klan