Kancelari austriak Karl Nehammer në përfundim të forumit me kryediplomatët e rajonit tonë bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Karl Neimmer, Kancelari i Austrisë: Ne duhet që të punojmë në mënyrë intensive me shtetet e Ballkanit Perëndimor për t`iu dhëne atyre një perspektivë të qartë të anëtarësimit. Ballkani Perëndimor është një fqinj i afërt i Bashkimit Evropian nga pikëpamja kulturore, psikologjike dhe emocionale. BE-ja është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, nuk kemi asnjë dyshim se ky rajon duhet që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Deklaratat entuziaste te kryediplomateve të shteteve ballkanike gjatë forumit të mbajtur në Austri do t’i lënë vend të hënën një takimi tjetër me të 27 homologet nga BE-ja në Bruksel.

Lajmin me pozitiv do ta marrë Mali i Zi që do të mbajë atje një konferencë ndërqeveritare në nivel ministror pasi i ka përmbushur kriteret kalimtare në kuadër të kapitujve 23-24 të negociatave.

Klan News