Jennifer Lopez u nda me Ben Affleck, por unazën 5 milionë dollarësh që ky i fundit i dhuroi nuk ka ndërmend t’ia kthejë.

Duke pasur parasysh historinë e saj me unazat e fejesave martesave, ka të ngjarë që kjo unazë t’i shtohet koleksionit të saj, duke e çuar vlerën e tyre në mbi 17 milionë Dollarë.

Këngëtarja ka ende një unazë diamanti rozë që Ben Affleck i dhuroi 20 vite më parë, si dhe unazat nga ish-bashkëshortët Marc Anthony, Cris Judd dhe Ojani Noa. Dhe ajo ka unazën e saj të fejesës nga Alex Rodriguez  me të cilin ajo nuk u martua kurrë.

Por më e shtrenjta është ende unaza e diamantit blu prej 6.5 milionë dollarësh që mori nga Marc  Anthony me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Unazat konsiderohen përgjithësisht pronë e veçantë dhe gjykatat shpesh vendosin në favor të marrësit në një divorc.

Kjo për shkak se unaza zakonisht jepet si dhuratë para martesës dhe argumenti është se dhurata i përket marrësit, pavarësisht nëse lidhja përfundon ose jo.

Klan News