Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord botëror pasi hapi kanalin e tij në YouTube më 21 Gusht.

Deri më tani janë regjistruar mbi 16.6 milionë persona në projektin e tij më të fundit në platformën e ndarjes së videove.

Ylli portugez do të paraqesë video ku fokusi do të jetë jashtë fushës së futbollit, ndërsa aty do të shfaqen edhe bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez, si edhe i biri Cristiano Ronaldo Jr.

Në më pak se 90 minuta pas nisjes, në kanalin Ur-Cristiano u regjistruan mbi 1 milionë persona, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Ndërsa lojtari ka qenë i lënduar me rezultatet e skuadrës së tij Al Nassr së fundmi, duket se jashtë profesionit punët po shkojnë shumë mirë.

Sulmuesi 39 vjeçar refuzoi që të merrte medaljen e argjendtë të Superkupës së Arabisë Saudite pas humbjes 4-1 kundër Al-Hilal.

Por me një pagesë prej gati 200 mln Euro në një sezon të firmosur në vitin 2023, sulmuesi e shijon kohën e lirë në Riad, duke u treguar fansave pasionet e tij përveç futbollit.

39-vjeçari u shpreh se ishte shumë i lumtur për hapjen e kanalit në Youtube, pasi ishte një projekt që ai e kishte në mendje prej kohësh, por së fundmi pati mundësinë që ta kthente në realitet.

Klan News