Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 14:30, në Mamurras të Kurbinit. Burime të policisë thonë se drejtuesit i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një shtyllë.

Për pasojë të lënduar mbetën një 21-vjeçar me iniciale L.D., banues në Lezhë dhe një 37-vjeçar me iniciale A.K, banues në Mamurras. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Për ngjarjen në fjalë është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al