Avioni me pasagjerë i “Air Algerie”, që udhëtonte drejt Marseilles është ulur në Algjer, pasi kishte shpallur gjendjen e emergjencës teksa ndodhej në fluturim dhe më pas kishte humbur nga radarët.

Boeing 737 – 600 u nis nga kryeqyteti i Algjerisë ditën e sotme drejt qytetit francez, por pak kohë pasi ndodhej në ajër, lëshoi një telefonate emergjence. Radarët treguan se avioni ishte kthyer mbrapsht në drejtim për nga aeroporti nga ku ishte nisur, por përpara se të mbërrinte, ai u zhduk nga radarët.

Mediat raportojnë se shkak për incidentin është bërë një defekt teknik. Avioni ishte nisur rreth orës 13:30 me orën lokale dhe duhet të mbërrinte në Marseille rreth orës 16:00.

Boeing 737 – 600 në fjalë ka 123 vende pasagjerësh, por ende nuk dihet numri i personave në bord./tvklan.al