Çekia dhe Gjeorgjia do të kenë disa ndryshime në listën e lojtarëve në ndeshjet e Tetorit me Shqipërinë.

Dy kundërshtarët e kuqezinjve nxorrën emrat e të grumbulluarave. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek ftoi për herë të parë portierët Martin Jedlicka dhe Antonin Kinski, ndërsa sulmuesi Jan Kliment u rikthye në përfaqësuese pas 7 vitesh.

Te Gjeorgjia risia është sulmuesi Giorgi Guliashvili, shënuesi më i mirë i mirë në kampionatin e Bosnje-Hercegovinës. Trajneri i gjeorgjianëve, Willy Sagnol kërkon që të vijohet me rezultatet e mira.

“Pas Kampionatit Europian më interesonte të shikoja nëse lojtarët do ta përballonin një sfidë të re dhe përgjigjia i tejkaloi pritshmëritë e mia. Dua që ndeshjet e Shtatorit të mos jenë një rastësi dhe të bënim një tjetër hap përpara. Kemi dy sfida të vështira kundër Ukrainës dhe Shqipërisë, por jam i sigurt se futbollistët duan të vazhdojnë rrugën e rezultateve pozitivë”.

Gjeorgjia kryeson grupin me pikë të plota 6, e ndjekur nga Shqipëria e Çekia me 3 dhe Ukraina në kuotën 0.      

Tv Klan