Blaugranat festojnë në shtëpi fitoren e 17 në këtë sezon dhe janë 5 pikë larg Realit kryesues

Momenti i mirë i Barcelonës vazhdon, me blaugranat që mundën me poker golash Getafen. Pas barazimit 1-1 me Napolin në Ligën e Kampioneve, vijnë tri pikët në kampionat.

Nisja ishte e vrullshme për ekipin e Cavi Hernandez. Goli i parë erdhi në minutën e 20 me autor Rafinjën. Rezultati shkoi në 2-0 në minutën e 53, falë Joao Felix.

8 mintua më pas De Jong shënoi golin e tretë. Në shtesë kishte kohë për rrjetën e Fermin Lopez. Me suksesin e arritur, Barcelona mban kampionatin e hapur, me trajnerin Çavi që i bën presion Karlo Ançelotit dhe Realit që përballet me Sevijan, e kryeson me 5 pikë plus në renditje.

Katalanasit shkojnë në 57 pikë, duke kapërcyer Gironën në renditje, që luan të hënën kundër Rajo Vajekanos së mbrojtësit kuqezi Ivan Balliu.

Klan News