Tre ditë pasi traineri Luis Enrique lajmëroi largimin e tij nga drejtimi i klubit, Barcelona fiton me një tjetër rezultat të thellë. 5-0 fituan katalanët në Kamp Nou ndaj Celta Vigo.

Shkëlqyen në çdo drejtim në fushën e lojës dhe dominuan në çdo aspekt kundërshtarin.

Messi shënoi dy herë, hapi serinë e golave në mesin e pjesës së parë dhe realizoi golin e 5. Neymar me klas dhe qetësi shënoi një supergol. Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti ishin autorët e golave të tjerë.

Barca mban vendin e parë në renditje, 1 pikë më shumë se Real Madrid, që nuk e pati të vështirë transfertën në Eibar, teksa fitoi 4-1 me skuadrën vendase. Pjesa e parë e takimit u mbyll 3-0, me dy gola të Benzema dhe të Rodrigues. Në pjesën e dytë për Real shënoi Asinsio.

Tv Klan