“180 kallëzime në SPAK, por nuk është vepruar”

Gjatë qëndrimit të shkurtër në vendin tonë, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varheji ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në njoftimin e selisë blu thuhet se Basha e njohu komisionierin me manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal,  përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota.

Basha ka thënë se PD dhe kandidatët saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat nuk ka patur asnjë veprim.

Sipas Bashës edhe policia e shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës, si dhe ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhimit të votuesve.

Tv Klan