Krahas rikonstruksionit të godinave dhe të sallave të leximit, të gjithë studentët të cilët jetojnë në “Qytetin Studenti”, do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin e internetit.

Pas suksesit të ofrimit të shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.

Të gjithë dhomat e studentëve në të gjitha godinat e këtij kampusi do të jenë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.

Për të lehtësuar jetën e studentëve në këtë kampus, Bashkia e Tiranës ka vendosur që shërbimin e internetit flas ta ofrojë edhe në të gjithë ambientet publike.

Paralelisht, në “Qytetin Studenti” ka filluar puna për rehabilitimin e godinave nga Bashkia Tiranë, me qëllim ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për studentët e ardhur nga rrethet për të studiuar./tvklan.al