Qytetarët që jetojnë në zonën e Freskut apo në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet do të kenë shumë shpejt në dispozicion një rrugë me trotuare tërësisht të reja.

Bashkia e Tiranës ka nisur punë për rikonstruksionin e trotuareve në rrugën e Porcerlanit një nga akset kryesore të qytetit.

Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë me punëtorët dhe automjetet e saj po punon intensivisht për rehabilitimin e trotuareve që kishin shumë vite pa njohur asnjë ndërhyrje,.

Fillimisht është ndërhyrë në rrjetin nëntokësor me rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe me rrjetin elektrik. Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon edhe në akse të tjera të kryeqytetit për krijimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.

/tvklan.al