Gazeta spanjolle publikon premtimin që i bën vendet e unionit

Revista presigjoze mesdhetare Altajar që botohet në disa gjuhë në Madrid zbulon faktin se pas skenarit të ngritjes së kampeve të rrefugjatëve nga lindja e mesme në Shqipëri  ishte Gjermania dhe Austria. Të dy këto shtete ja prezantuan këtë ide në vitin 2018 shteteve të tjera të BE-së me qëllimin që t’i hiqnin Turqisë një mjet presioni që po e përdor ende ndaj Brukselit.

Sipas informacioneve konfidenciale, Qeveria e Shqipërisë mori asokohe një propozim jozyrtar nga BE për të ngritur këto kampe dhe infrastrukturën e posaçme për të akomoduar refugjatët e Lindjes së Mesme që të parandaloheshin arritjet masive në Greqi, Itali dhe Maltë dhe zhbllokuar të ashtuquajturën rruga Ballkanike. Ky plan, parashikonte përzgjedhjen e azilkërkuesve që aplikonin të hynin në BE si dhe dëbimin e atyre që nuk e meritonin. 

Marrëveshja ndërlidhej me premtimin për të shpejtuar procesin e pranimit të Shqipërisë duke mbyllur një sy për reformat e munguara, të drejtave civile të nëpërkëmbura, dhe dobësitë e sistemit gjyqësor.

Duket tani shumë e pafalshme nga Brukseli qe të konsiderojë se politikat e tij të paqëndrueshme në rajon u kanë dhënë protagonizëm aktorëve të tretë në Ballkanin Perëndimor. Eshte e qartë se mungesa e interesit, ose vonesa e panevojshme e BE-së në fillimin e negociatave të anëtarësimit qe mund t’i bëjë Tiranën e Shkupin të mbajnë sytë nga Turqia.

Klan Plus