Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e saj private.

Shpesh është shkruar për dashurinë e re të këngëtares, por ajo nuk kishte treguar se cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me regjisorin, Keyan Safyari nga një festë pritave duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Në Instastory ajo shihet e lumtur krah regjisorit, teksa të dy janë veshur me të bardha duke u kombinuar shumë mirë me njëri-tjetrin./tvklan.al