Reperi i njohur, Gold AG është bërë baba për herë të parë. Është vetë këngëtari i cili e jep lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe thotë se bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra ka sjellë në jetë një djalë.

I njohur për këngët e tij patriotike, Gold AG i ka vendosur edhe fëmijës një emër patriotik. Gueril do të quhet djali i tij, ndërsa Gold AG shkruan se ka lindur në një ditë të veçantë, njësoj si Adem Jashari.

Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe Tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoi të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptar. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri bire. Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin Gueril, e paç shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falënderues”, shkruan reperi.

Gold Ag dhe Ermira u martuan në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente koronavirusi në vendin tonë. /tvklan.al