“Bëj ndryshimin”. Përveç titulli i një ekspozite, është thirrja nën zë që studentët i bëjnë vetes, sa herë mbyllim një cikël shkollor dhe u duhet që ta certifikojnë atë. Në rastin e studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, ai behët edhe me një vepër arti.

Krijimet artistike të vendosura në korridoret e auditorëve në më të shumtën e tyre janë vazhdimësi e përditshmërisë me gjithë problematikat e saj sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.

Veçojmë pikturën digjitale të Joan Kapos dhe Vinsent Selamaj. Dy djemtë e shndërrojnë ngjarjen më të zakonshme në Tiranë, në një subjekt përtej kufijve lokalë. Për realizimin e tyre Joani dhe Vinsenti kanë bërë punë në terren.

Për ta sot është mbyllur një etapë për të nisur më shqetësuesja, përfshirja në tregun e punës për degën në të cilën studiuan.

Tv Klan