Sulmuesi stërvitet me topin e Juventus

Benzema stërvitet me topin e Juventusit dhe tifozët nisin të ëndërrojnë. Sulmuesi i Real Madrid ka postuar një video në rrjetet sociale teksa stërvitet në oborrin e shtëpisë së tij.

Veç të tjerave, francezi merr edhe një top që fillimisht duket krejt normal por pasi ka ngadalësuar pamjet, duket qartë stema e Juventus. Të jetë kjo një shenjë se lojtari po drejtohet në Serie A?

Sigurisht që video është realizuar me mbështetjen e sponsorit të përbashkët teknik që ka Juventus, Real Madrid dhe vetë futbollisti. Benzema madje shënon edhe një gol me këtë top.

Është video promocionale por ka mjaftuar vetëm kaq për t’u transformuar në një lajm merkatoje se Karim Benzema do të jetë lojtar i bardhezinjve

Për tifozët juventinë ky është një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit kampion por edhe ish-shokut të tij të repartit të sulmit tek Real, Cristiano Ronaldo.

Tv Klan