Berisha-intervisteEdhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë  për kapjen e avionit në Divjakë.  Me një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se: “Kapet në Divjakë mushkonja e parë e miellit e Edi Ramës!. Avioni nuk është ndaluar nga policia as dhe nga ndonjë operacion antidrogë por bie nga mbingarkesa. Zoti shpëton shtëpinë e një fshatari pa i rënë avioni mbi çati. Ky është sundimi i drogës ».

Më pas ish-kryeministri, Berisha ka publikuar një tjetër postim.

“Të dashur miq, e vërteta vonon por nuk harron. Dielli me shosh nuk mbulohet”- shkruan Berisha.

“Thuhet se avioni është nisur nga Rinasi me drogëra të forta dhe në Divjakë ka marrë ngarkesën (mbingarkesën) tjetër, me të cilën u rrëzua. Piloti është person me precedentë kriminal por natyrisht me kontratë për ndarje fitimi me Ramën dhe suitën e tij. Policia ka shkuar me dy orë vonesë. Klika Rama – Meta shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës”.- shkruan Berisha në “Facebook”.

Tv Klan