Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje përplasi sërish në kuvend opozitën dhe maxhorancën. Ish-kryeministri Berisha duke ju referuar edhe rezolutës së PPE-së për miratimin me konsnesus të reformës zgjedhore kërkoi nga maxhoranca të pranojë kushtin e saj për votim, numërim dhe identifikim biometrik si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Berisha:“Pranoni kërkesën e ligjshme te opozitës mos shkoni duke e shtyrë sepse mund t;i krijoni vendit problemë shumë madhore,  por nëse ju I hidhni poshtë bindni opozitën që në këto vende zgjedhje s’mund të ketë.”

Por kreu i grupit parlamentar socialist  Gramoz Ruçi e cilësoi alibi kërkesën e opozitës dhe se fjalën e fundit duhet ta thotë arbitri i zgjedhjeve.

Ruci: Me ketë çështje mos bëni fushatë, Nëse OSBE ODHIR  jep një OK, ne jemi dakord.  

Berisha : Do votojmë ne apo do i nënshtrohemi një njeriu që është kthyer në kreun e Meduzës ju nuk doni zgjedhje se ju drejton meduza

Ruci: Ky që na drejton neve ka vuajtur dy herë dhe është i persekutuar.

Replika pati edhe për votimin e emigrantëve.

Berisha: “Është një njollë turpi përjashtimi i tyre nga e drejta e votës.

Ruçi: Ka një vit që ka hedhur pikërisht këtë që në muajin qershor për votimin e emigrantëve dhe ju nuk ishit dakord.

Gjatë seancën plenare u betuan edhe dy deputetët e rinj të kuvendit, Edmond Zejno I PDIU-së dhe Flamur çela i LSI_së, të cilët zunë vendet e Selamit e Tahirit, pas ndërprerjes së mandateve nga KQZ-ja.

Tv Klan