Duke iu referuar protestave të dhunshme të zhvilluara dje përpara kryeministrisë, lideri demokrat Berisha vazhdon të ngulmojë se ato janë provokuar nga punonjës të shërbimit informativ shtetëror.
Sali Berisha: “Shërbimi Informativ Kombtar ka bërë një përgënjeshtrim është ngutur le të shohë pak filmat dhe aty do të gjejë këshilltarë t’sigurimit kombtar të kryeministrit. Janë apo s’janë antarë të Shërbimit Informativ ata në dijeninë time janë. Do të gjejë roje, përgjegjs të rojeve të kryeministrit, do t’gjejë zyrtar të lartë të policisë të veshur civilë. Unë kam thënë të vërtetën ne i kemi emrat dhe dokumentat. Do t’i jap në momentin e duhur. Emrat në prokurori, a do t’i çojmë apo jo, ky është një problem i dytë, por unë emrat, emrat që them, janë prsona konkretë, të cilët kanë qenë aty dhe që nëpërmjet tekonologjisë gjatë gjith kohs kanë dhënë dhe kanë marrë me aktet në një kohë kur ne përpiqeshim të mbronimë ndërtesat, se qeveria ra, thashë dhe njëerë, por ndërtesat i mbrojtëm. “
Kryetari i PD-së u bëri thirrje qytetarve që nesër mbrëma, në homazh të personave që humbën jetën në Karaburun dy muaj më parë, të ndezin qirinj në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vënd, gjatë mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Demokratike, Zoti Berisha akuzoi Kryeministrin Fatos Nano dhe qeverinë e tij se po vjedh taksat e shqiptarve.
Sali Berisha: “ Fatos Nano vjedh me klanin e tij jo më pak se pesdhjetë milionë dollarë në vit, në telekomunikacion. Sot në Shqipri është i vetmi vënd i Europës, në të cilin dy të tretat e taksave vidhen dhe shpërdorohen. Po pse u rrit çmimi i bukës, thoni ju. Ra prodhimi botror i grurit. Mashtrim! Jo, jo, u shkatrrua prodhimi i grurit në Shqipri na monopolet e Dukës, Malajt, Ruçit. Çdoganojnë vetëm nji të katërtën e naftës, q’importoi djali i bajlozit t’zi të krimit, Gramoz Ruçi, qëllon treherë, jep tre plumba tjetrit dhe Toskaj i krimit, Iglli Toska, fsheh revolen e krimit.”
Sot pas dy vjetësh, tha lideri demokrat, Fatos Nano, ka prishur marrveshjen e qershorit dy mijë e një, ndërsa kanë dështuar reformat në institucione.
Sali Berisha: “ Fatos Nano ka grisur tërësisht marrveshjen e qershorit, sot presidenti që u zgjodh për të kompensuar Dushkun mund të quhet më shumë se çdo gjë tjetër “dushk president”. /tvklan.al