Ish –kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin e parë të Komisionit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar.

Berisha shkruan se Shqipëria është në prag të dorëzimit të pasurive përrallore të Greqisë.

“Akti i tradhtisë së lartë kombëtare do firmoset sipas ministrit grek të Punëve të Jashtme Kotzias brenda muajt Maj, kjo sepse marrëveshja ka përfunduar me kohë”

, shkruan ish –kreu i qeverise.

Ai e mbyll reagimin e tij duke u bërë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë interesat jetike, integritetin territorial të vendit, duke rrezuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan vëllain siamez të Jorgo Zografit,  President i Republikës Autonome të vetëshpallur të Epirit të Veriut në vitin 1914.

Tv Klan