Ernest Muçi është një nga futbollistët me valixhe në duar te Beshiktashi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është në planet e trajnerit Ole Gunar Solskjaer.
Sipas gazetës së njohur turke “Fanatik”, klubi turk e shet nëse për kartonin e tij paguhen 10 milionë Euro.
Muçi u ble nga klubi nga Stambolli në shkurt të 2024-ës për shumën e 10 milionë Eurove nga Legia e Varshavës.
Ai ka kontratë deri më 30 qeshor të 2027-ës.
Në këtë sezon, ai është aktivizuar në 28 takime me bardhezinjtë, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe dy asiste. Në total, ai është aktivizuar në 1501 minuta.
Klan News