“SHBA do të sigurojë deri në Maj vaksina për gjithë të rriturit”

Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë ritmet e vaksinimit dhe garanci për këtë jep presidenti Joe Biden, i cili premton se deri në fund të muajit Maj vendi do të sigurojë doza të mjaftueshme për vaksinimin e të gjithë të rriturve. Garanci për këtë sipas tij ishte bashkëpunimi i dy konkurrentëve të mëdhenj botërore në fushën e prodhimit të barnave, Johnson&Johnson dhe Merck për përshpejtimin e prodhimit.

“Këtë lloj bashkëpunimi mes dy kompanive e kemi parë gjatë Luftës së Dytë Botërore|.

Gjatë një konference për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se ka shpresë që vitin tjetër, jeta të rikthehet në normalitet dhe se sheh dritë në fund të tunelit në luftën kundër pandemisë. Shtetet e Bashkuara renditen të katërtat në botë për numrin e vaksinave të siguruara deri më tani, me 22 vaksina për 100 banorë.

Numrin më të lartë të vaksinave të siguruara e ka Izraeli me më shumë se 92 vaksina për 100 banorë. Ky vend kryeson në listën globale edhe me procesin e vaksinimit, pasi deri më tani të paktën 1 dozë vaksine e ka marrë më shumë se gjysma e popullsisë.

Tv Klan