Itali, shpërthen vullkani Etna

Shpërthimi i vullkanit Etna në Sicili ka lëshuar në ajër re të mëdha të zeza dhe copa gurësh të vegjël të zinj që kanë rënë nga qielli në formë shiu. Copat e gurëve kanë mbushur rrugët, çatitë e shtëpive dhe makinat e parkuara ne rrethinat e vendndodhjes se vullkanit.

Shumë njerëz kanë lëvizur me çadra për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm. Ky shi i rrallë ka vazhduar për disa orë ndërsa parashikuesit e motit thonë se ky fenomen do të vijojë për aq kohë sa edhe vullkani është aktiv.

Hiri i shpërndarë në atmosfere ka ndotur ajrin, duke shkaktuar probleme serioze në shëndet e sidomos për ata që vuajnë nga astma. Vullkani Etna me gjatësi rreth 3350 metra mbi nivelin e detit gjendet në jug të Italisë, në Siçili.

Ai është një nga vullkanët më aktivë në botë. Shpërthimi i parë i këtij vullkani është regjistruar në vitin 475 p.e.s. Ngjarja më e rëndë e regjistruar nga shpërthimi Etnës është ai i vitit 1669, ku nga një seri shpërthimesh mbetën të vdekur 20 mijë njerëz dhe u shkatërrua qyteti i Catania-s aty pranë.

Klan News