Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pinoçet kthehet në Kili. Në mesditën e sotme pas 16 muajsh arrest shtëpie në një klinikë ushtarake të Londrës, Augusto Pinoçet është kthyer në atdheun e tij. Një pritje madhështore për Augusto Pinoçet, I cili ka më shumë se një vit që është larguar nga Kili. Familjarët e tij kanë qenë të parët që kanë takuar njeriun e tyre. 81 vjeçari Pinoçet është kthyer në Kili si qytetar i lirë.

Gjykata e OKB-së për krimet e luftës shpalli fajtor sot ish-gjeneralin e kroatve boshnjak Blaskiç, për orkestrimin e fushatës së spastrimeve etnike kundër myslimanëve gjatë luftës në Bosnje në vitet 92-95. Gjykata e lartë e Hagës e ka dënuar Blaskiç me 45 vjet burg. Vetë Blaskiç dukej i qetë në marrjen e dënimit.

Blaskiç 39 vjeçar u konsiderua fajtor për 20 akuzat e ngritura kundër tij me përjashtim të njërës. Gjykata tha së Blaskiç, komandanti i forcave kroato-boshnjake luajti një rol të rëndësishëm në një prej incidenteve famkeqe në Lazmavelli, ku forcat kroato-bosnjake vranë mbi 100 fshatar në Prill të ’93. Vendimi ndaj Blaskiç është i 8-ti që jepet në gjykatën e Hagës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori