Detyrimi kap shifrën e 6.6 mln lekëve

Prej 24 mijë e 700 litra naftë e pamarkuar u bllokua në një pikë karburanti në Cërrik. Sasia është konstatuar nga grupi i kontrollit së bashku me doganierët e akcizës, në kuadër të aksionit kundër informalitetit. 

Vlera e munguar e detyrimit doganor për mospagim të akcizës si dhe penaliteti kap shifrën e 6.8 milionë lekëve. Pas zbulimit të këtij rasti, drejtoria e Hetimit sekuestroi dokumentacionin e subjektit që u gjet me shkelje, plumbosi depozitat e distributorit që shërbente për furnizimin me karburant, si dhe mori mostra për analiza të mëtejshme. Sipas doganave subjekti nuk vuri në dispozicion mostrat e sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Në sektorin e karburanteve ka nisur prej ditësh një kontroll mbi informalitetin dhe cilësinë e naftës dhe benzinës që u shitet konsumatorëve, ku nga kontrollet ka rezultuar se nafta përzihet me mazut dhe solar dhe u shitet konsumatorëve.

Tv Klan