Për të parën herë një mjet hapësinor ka bombarduar një asteroid. Qëllimi ka qenë për të marrë fragmente të sipërfaqes se asteroidit Ryugu për studime. Sonda japoneze Hayabusa 2, pas 6 javësh që ishte pozicionuar mbi asteroid qëlloi me një plumb gurin kozmik, që si pasojë u krijua edhe një krater rreth 10 metër.

Ekpertët e agjencisë hapësinore japoneze bëjnë të ditur se do të merren materiale edhe nga krateri i krijuar, pasi materialet mund të jenë më të pastra nga radiacionet kozmike sepse nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezeve diellore dhe as ndryshimeve ekstreme te temperaturave.

Ky është eksperimenti i parë në botë i këtij lloji. Asteroidi gjendet në një zonë të hapësirës që ndodhet mes planetëve Mars dhe Jupiter. Sonda hapësinore në përfundim të mbedhjes së materialeve nga asteroidi, do të rinisië udhëtimin për kthimin në Tokë në 2020.

Klan Plus