Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson është shprehur se ndihet i lehtësuar dhe tejet mirënjohës që djali i tij tashmë ka dalë nga terapia intensive, ku po kurohej nga Covid-19.

Stanley Johnson u shpreh se beteja që kryeministri po kalon me koronavirusin, i dha një mësim të gjithë britanikëve për seriozitetin e këtij virusi.

Të enjten në mbrëmje, kryeministri u zhvendos nga kujdesi intensiv përsëri në pavion në spitalin “St. Thomas” në Londër, ku do të monitorohet nga mjekët.

Por rreziku nuk ka kaluar plotësisht, tha Stanley Johnson. /tvklan.al