Ceremonitë përkujtimore nisën të enjten

George Floyd, afroamerikani i vrarë nga policia javën e kaluar është përcjellë sot për në banesën e fundit në vendlindjen e tij në Teksas.

Homazhet nisën të enjten me një ceremoni përkujtimore në Mineapolis, ku ai u qëllua për vdekje dhe vazhduan me Karolinën e Veriut ku ai ka jetuar për disa vite.

Vrasja e 46-vjeçarit shkaktoi protestat më të mëdha dhe më të dhunshme antiraciste të viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan