Vendos goli i shënuar nga Leckie, skandinavët të paaftë për të finalizuar

Australia mundi Danimarkën dhe siguroi kualifikimin në të 16-at e Botërorit për herë të parë që nga viti 2006. Zhgënjim për danezët, që në fazën e grupeve shënuan vetëm 1 gol dhe nuk arritën që të merrnin asnjë fitore.

Pjesa e parë ishte e varfër në emocione, me të dyja kombëtaret që krijuan pak raste dhe u kujdesën më shumë të mbroheshin. Jensen ishte i vetmi që tentoi për skandinavët, por gjuajtja u bllokua nga portieri Rajan.

Por sfida u ndez pas golit të shënuar nga Tunizia kundër Francës, pasi të dyja kombëtaret me të tillë rezultat ishin të eliminuara. Por goli i parë dhe i vetëm i takimit nuk vonoi shumë.

Methju Leki çau përpara e pastaj gjuajti bukur duke befasuar portierin Shmajkëll në minutën e 60, duke i dhënë përfaqësueses australiane biletën për në fazën e eliminimit direkt.

Te danezët u futën në lojë Cornelius dhe Dolberg, por as ata nuk arritën që të sillnin ndonjë ndryshim. Danimarka e mbyll e fundit në Grupin C, kurse Australia në vend të dytë me 6 pikë.

Klan News