Alban Bushi është në procesin e rinovimit të Shpresave të Shqipërisë. Trajneri ka grumbulluar 22 futbollistë të rinj, një pjesë e të cilëve pranon se nuk i ka parë nga afër, por që do të analizojë cilësitë e tyre.

“Kemi menduar të rinovojmë ekipin. Janë të vegjël, por luajnë në ekipe të mëdha”.

Bushi ka vështirësi me mbrojtjen.

“Pa mbrojtës nga krahët nuk mund të ndërtojmë sezonin”.

Testi i parë i lojtarëve të tij do të jenë Shpresat e Bosnjës

“Bosnja është e fortë, por masim lojtarët. Është test”.

Ndërsa për dy ndeshjet me Bjellorusinë, Bushi do të thërrasë edhe 8 ose 9 lojtarë të tjerë.

“Bjellorusia është ekip jo shumë i fortë, por do kërkojmë të fitojmë”.

Veç futbollistëve që vijnë nga kampionatet e huaja, Alban Bushi po shikon nga afër edhe lojtarët e kampionatit shqiptar.

Tv Klan