Braziliani kërkohet nga Arsenal, Tottenham dhe Leicester

E ardhmja e Filipe Coutinho, duket se do të jetë kampionati anglez. Mesfushori Brazilian ishte pjesë e Bayernit të Mynihut sezonin e fundit ku u shpall kampion, por i huazuar nga Barcelona.

Bavarezët nuk duan ta paguajnë kartonin e tij dhe tani është kthyer në një objektiv i të paktën 3 skuadrave në Premier Ligë. Arsenal, Tottenham e Leicester e duan Coutinho dhe drejtuesit e këtyre klubeve janë gati të bëjnë një ofertë.

 28-vjeçari vlen rreth 90 milionë euro, pasi është nën kontratë me Barcelonën deri në 30 Qershor të 2023. Te katalanasit u transferua nga Liverpooli për 145 milionë euro. Filipe Coutinho është aktivizuar edhe me Interin.

TV Klan