Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, me përditësimet e të dhënave të shteteve në mbarë botën për rastet e të infektuarve ditor rezultojnë se ka një rritje të rasteve në shumë shtete, përfshi edhe Europën dhe Ballkanin.

India është në epërsi, e cila ka regjistruar më shumë se 62,000 raste të reja brenda një dite. Pastaj Brazili me mbi 57 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me mbi 53 mijë të infektuar gjatë një dite.

Ndër 10 vendet më të prekura ndjek Kolumbia, Afrika e Jugut dhe Peru. Argjentina, Meksika, Rusia dhe Spanja, që vijon të jetë gjithashtu shqetësuese në Europë. Edhe pse nuk është pjesë e 10 vendeve me një numër të lartë të të infektuarish, në rritje janë shifrat edhe në Itali.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 552 raste të reja, një shifër që nuk regjistrohej prej javësh.

Shkak i rikthimit të Covid mendohet se është shkujdesja e të rinjve gjatë sezonit veror dhe udhëtimet e shpeshta nga një destinacion turistik në tjetrin. Për këtë arsye qeveria Conte ka bërë të detyrueshme përdorimin e maskës deri më 7 Shtator.

Në të gjithë botën, sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, rastet e koronavirusit që nga 8 Gushti janë mbi 19 milionë e 378 mijë, me më shumë se 721 mijë vdekje. Shtete e Bashkuara mbajnë numrin më të lartë të viktimave e më shume se 160 mijë që nga fillimi i kësaj pandemie.

Klan Plus