Sulmuesi shqiptar është në kuotën e 16 golave te Cesena

Cristian Shpendi nuk ndalet me Çezenën, duke realizuar golin e radhës në kampionat.

Sulmuesi i Kombëtares Shpresa shënoi golin e parë të takimit në fushën e Sestre Levante që përfundoi me rezultatin 3 – 1 në favor të Çezenës.

Ky është goli i 16 për Kristjan Shpendin në këtë sezon të ligës së tretë italiane ku është ndër shënuesit më të mirë.

Çezena nga ata tjetër është e para në grupin e saj dhe synon rikthimin në Serinë B.

Tv Klan