Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai është testuar para ndeshjes së Portugalisë me Suedinë. Lajmin e ka konfirmuar Federata Portugeze e Futbollit.

“Cristiano Ronaldo u largua nga trajnimi me ekipin kombëtar pasi u testua pozitiv me Covid-19 kështu që nuk do të përballet me Suedinë”, thuhej në një njoftim.

Mësohet se futbollisti i Juventusit është në gjendje të mirë dhe nuk ka simptoma. Megjithatë ai po qëndron në shtëpi i izoluar. /tvklan.al