Paul Pogba ka thyer heshtjen në lidhje me situatën e tij në Manchester United duke insistuar se është “1000% i përfshirë” dhe se do të luftojë gjithnjë për ekipin.

Ky reagim i francezit vjen pasi agjenti i tij, Mino Raiola, deklaroi gjatë kësaj jave se klienti i tij është i pakënaqur në Old Trafford dhe se nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re, duke kujtuar që ajo aktualja përfundon sezonin tjetër.

Raiola zbuloi se shpreson që të lehtësojë një lëvizje të Pogba drejt Juventusit ose Real Madridit në Janar. Por në fakt, Pogba u kthye në formacionin titullar në ndeshjen përballë City-t të shtunën. Pas përfundimit të sfidës, ai postoi në rrjetet sociale një foto ku theu heshtjen pas komenteve të agjentit të tij.

“Kam luftuar dhe do të luftojë gjithmonë për Manchester United, shokët e skuadrës dhe fansat. Bla, bla, blatë nuk janë të rëndësishme. E ardhmja është larg. E sotmja ka rëndësi dhe jam 1000% i përfshirë. Gjithmonë më të fortë së bashku. Kur nuk e di se çfarë ndodh brenda më mirë mos fol”, ka shkruar lojtari francez.

Edhe trajneri i United, Solskjaer, është shprehur i zhgënjyer nga deklaratat e Mino Raiolës, i cili në fakt shquhet për lëvizje të tilla./tvklan.al