E nis me xhudistin nga Kosta Rika, Ian Sancho Chinchila

Indrit Çullhaj njohu kundërshtarët në shortin e Lojërave Olimpike. Sportisti shqiptar i xhudos do ta nisë me përfaqësuesin e Kosta Rikës, Ian Sancho Chinchila, i cili renditet 10 vende më lart në klasifikimin e peshës deri 66 kg. Çullhaj nëse kalon kundërshtarin e parë do të sfidojë nënkampionin olimpik, koreanojugorin An Baul.

“Shorti më vendosi përballë xhudistit nga Kosta Rika që nuk kam dyluftuar më parë. Nëse kaloj e dyta do të jetë ndaj koreanojugorit dhe nëse shkoj më tej në tetëshe duke u kthyer në pretendent për medalje”.

Indrit Çullhaj foli edhe për përgatitjet në Tokio.

“Ditët e para i kemi patur të vështira, por jemi stërvitur dy herë në ditë. Problem ishte koha që është 7 orë para”.

Indrit Çullhaj do të zbresë në tatami më 25 Korrik. Sporti shqiptar përfaqësohet me 6 disiplina dhe 9 garues në Tokio 2020.

Tv Klan