Kevin De Bruyne ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Mesfushori belg ka arritur akordin me klubin e Al-Ittihad.

Pasi kaloi 9 sezone te Mançester Siti, 33-vjeçari vendosi që t’i thotë po ofertës faraonike nga klubi saudit.

Kontrata me anglezët, De Bryune i përfundon në fund të sezonit 2024-2025.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, që nga muaji shkurt De Brujne ishte përcaktuar si objektivi kryesor për Ligën Pro Saudite.

Al Itihad ka për pronar Fondin Publik Saudit, e kjo i ka dhënë mundësinë që të bëjë investime të mëdha në merkato, ndërsa në ekip ka emra si Nejmar dhe Fabinjo. Trajneri i ri i skuadrës është francezi Loren Blank, me ekipin që synon të tjera suksese.

Në 382 paraqitje për City-n, belgu ka shënuar 102 gola dhe ka dhënë 170 asiste, ndërsa ka fituar 15 trofe me klubin.

Drejtuesit e klubit saudit po negociojnë me përfaqësuesit e “Citysens” që të finalizojnë transferimin.

Klan News