Manchester City do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në fundjavë, siç është ajo ndaj Arsenalit.

“Qytetarët” nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme në këtë takim, teksa pritet të kenë edhe një mungesë të rëndësishme.

Mesfushori Kevin De Bruyne, është në dyshim serioz për sfidën ndaj rivalëve për titull. Belgu u dëmtua ndaj Interit dhe mund të mos jetë gati për sfidën e të dielës.

33-vjeçari shfaqi probleme muskulore, por do të vlerësohet në orët e ardhshme, për të kuptuar nëse do të grumbullohet apo jo ndaj Arsenalit. /tvklan.al