Superliga mbylli javën e pestë dhe kryesimin e ka ende Vllaznia me Egnatian, të dyja me nga 10 pikë. Por në këtë javë u rikthye fenomeni i dhunës. Klubi Partizani pretendon se në ndeshjen kundër Laçit është goditur një prej futbollistëve nga tifozët, si dhe janë kërcënuar arbiutrat.

E nëse këto dy raste nuk mund të vërtetohen lehtë me pamje filmike, kjo duket qartë. Një zyrtar i klubit u godit më shije uji në kokë. Klubi i kuq pretendon se kjo goditje erdhi nga tribuna VIP e stadiumit të Laçit, dhe kërkon që të veprojnë organet disiplinore të federatës së futbollit.

Ndeshja përfundoi 1-1 me golin e parë të shënuar në minutën e 78 nga Zeka për Partizanin, ndërsa barazimi për Laçin u sigurua nga Ballhysa në të 86. Tirara e pati të vështirë me Elbasanin. Bardheblutë shkuan në avantazh në minutën e 22 me Kolën, ndërsa vetëm dy minuta më pas pësuan.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dy krahët, por rrezultati nuk ndryshoi me Tiranën që mori barazimin e 5 në 5 javë kampionat. Dinamo siguroi fitoren e dytë. Ndaj Skënderbeut fillimisht shënoi Zabërgja. Barazoi Rashica në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa goli i fitores erdhi në fund të takimit nga nigeriani Itodo.

Pak ditë qetësi për ekipet për të luajtur ndeshjet e javës së 6 që do të nisin të shtunën. Sfida kryesore është derbi Partizani – Tirana.

Tv Klan