Deklarata e ministrit të Jashtëm Paskal Milo se Shqipëria është e gatshme për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë, ka ngjallur debate të shumta. Partia Demokratike e ka quajtur qëndrimin e qeverisë si të pamenduar dhe të turpshëm. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kryetari i komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Sabri Godo i cili tha se qeveria duhet t’a kthejë pas deklaratën e saj.

Prononcimi i zotit Milo erdhi pas një vendimi të qeverisë jugosllave për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Ai tha se forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve do të jetë në të mirë të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon. Beogradi krijonte marrëdhëniet kur udhëhiqej nga ish presidenti Millosheviç. Gjatë fushtës bombarduese të NATO-s kundër Jugosllavisë si dhe për arsye të mbështetjes që Shqipëria i dha UÇK-së.

Veç kësaj qeveria shqiptare vendos në dispozicion të NATO-s të gjitha hapësirat e saj aeroportuale. Shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo bëri thirrje për lirimin e shqiptarëve kosovarë që mbahen ende në burgjet serbe. Dje mediat kosovare kanë deklaruar se nga një amnisti e Beogradit pritet të lirohen 400 nga 700 të burgosurit shqiptarë.

Gjatë një takimi të djeshëm me kryekomisionierin e Politikës së Jashtme Sabri Godo, Ambasadori Amerikan Limpreht mbështeti qëndrimin e qeverisë shqiptare./tvklan.al