E para dëborë në Jeruzalem prej vitit 2013

Acari i këtij pazakontë i këtij fillim viti ka mbërritur deri në Lindjen e Mesme. Dëbora zbardhi qytete që shquhen për dimër të butë, ku rrallë termometri bie nën Zero, ndër to edhe Jeruzalemi.

Dendësia nuk ishte e madhe, por e mjaftueshme për të argëtuar banorët, që për herë të fundit kanë parë dëborë në qytetin e tyre në Dhjetor të 2013-s.

Dëbora zbardhi edhe territoret palestineze, Libanin e Jordaninë, por pa shkaktuar shumë dëme, përveçse vështirësive në qarkullimin rrugor. Ky vit është ndër të rrallët që dëborën e solli kaq pranë zonave ekuatoriale.

Tv Klan