Në raportin paraprak për ngjarjen thuhet se shkak është bërë shpejtësia e lartë

Shpejtësia besohet se është bërë shkak për aksidentin me 5 viktima dhe 4 të plagosur në Qafën e Muzinës. Kjo thuhet në raportin paraprak të ekspertizës së ngjarjes.

Ende nuk është përcaktuar se cila nga automjetet ka qenë me shpejtësi më të lartë, por paraprakisht thuhet se nuk është zbatuar lëvizja me 30 km në orë në këtë aks të vështirë rrugor.

Ekspertiza ka konfirmuar se shkak nuk është bërë parakalimi i mjetit Land Rover që drejtohej nga Rexhina Celhaka që mbeti e plagosur në aksident.

Në raport thuhet se automjeti ku 22-vjeçarja ishte bashkë me dy shoqe të saj, as nuk ka frenuar në rrugë, pas në vendin e ngjarjes nuk ka shenja frenimi. Celhaka ndodhet momentalisht në spitalin e burgut të grave në gjendje të rënduar psikologjike.

Ajo ka thënë se furgoni që drejtohej nga 51-vjeçari Bardhi Proda ishte me shpejtësi të lartë dhe ajo nuk ka mundur që të bëjë asnjë lëvizje. 22-vjeçarja udhëtonte me makinën e kushëririt të saj ndërsa mësohet se nuk e njihte zonën dhe lëvizte me GPS.

Ndërkohë kthimi në Sarandë rezultoi fatal për Bardhi Prodën, i cili çdo ditë transportonte pasagjerë nga Tirana drejt qytetit bregdetar dhe anasjelltas. Veç tij në aksident humbën jetën edhe 2 qytetarë shqiptarë dhe 2 shtetas nga Ukraina të cilët ishin pasagjer në furgon.

Klan News