Regjistrohen tensionet e para te kryeministria, policia thirrje me megafon
Molotov, e lëndë të tjera piroteknike janë hedhur nga protestuesit pranë godinës së kryeministrisë dhe kordonit policor. Ndërkohë, Policia ka bërë thirrje me megafon për distancim nga aktet e dhunës dhe personat e maskuar dhe se efektivëve po u rrezikohet jeta.
Policia u është kundërpërgjigjur protestuesve me ujë me presion me qëllim shpërndarjen e tyre. Pavarësisht, të rinjtë nuk i kanë ndalur sulmet me gurë e sende të forta në drejtim të tyre dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.
Tensione në protestë/ Kazanë mbeturinash në flakë, policia mobilizohet për ‘kundërsulm’
Pas disa momenteve protestë paqësore, kanë nisur “sulmet” drejt forcave policore. Kazanë mbeturinash, të cilëve u është vënë flaka, janë shtyrë drejt kordonit policor dhe autobotit të ujit, të pozicionuar në anë të Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë të tjerë persona kanë hedhur gurë e sende të tjera të forta drejt policisë.
Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit, protestuesit grumbullohen para zyrës së Ramës
07 nëntor 2026 – Mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën para Kryeministrisë edhe këtë të shtunë, ndërsa marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, atje ku ndodhen edhe studentët.
Pak pas mbërritjes së demokratëve tek Ministria e Arsimit nisën edhe tensionet e para. Një grup të rinjsh protestues nuk i mirëpritën mbështetësit e PD në protestë.
Një mbështetës demokrat dhe disa studentë të tjerë që ishin para Ministrisë së Arsimit u përplasen verbalisht edhe fizikisht.
Mes palëve kishte edhe shtyrje, derisa mbështetësi demokrat u largua nga disa persona të tjerë nga protesta.
Kreu i kësaj partie, Sali Berisha, nuk është prezent as në këtë protestë, pasi siç e ka shprehur në “Opinion” nuk do të marrë vëmendjen.
“Nuk ua bëj këtë studentëve”, tha ai, duke argumentuar se e mbështet plotësisht kauzën e tyre.
Marshimin e opozitarëve e drejtoi Flamur Noka, Sekretari i PD-së dhe disa deputetë të grupit. Pjesëmarrja duket e njëjtë me tubimet e mëhershme, ndërsa situata deri më tani paraqitet e qetë.
Kujtojmë se vala e protestave në vend startoi më 13 tetor, ndërsa episodet e dhunës kanë qenë mjaft të shpeshta.












Botërori 2026 