Sot në mesnatë është përfshirë nga flakët e një zjarri të madh Kinema Millenium në Korçë. Ajo funksionoi vetëm 6 muaj pas një restaurimi modern që i dha një pamje madhështore. Zjarri ra një orë pas mesnate dhe u vetëshua në orët e para të mëngjesit.
Gjithçka brenda kësaj është kthyer në një gërmadhë dhe ende vazhdon të lëshojë tym. Nuk shpëtoi asnjë nga pajisjet e saj në sallën e spektatorëve, por edhe nga anekset e tjera përfshirë edhe aparaturat moderne.
Pjesërisht e ruan shkëlqimin e tyre banaku në hollin e kinemasë dhe fasada. Bashkë me kinemanë u dogj edhe godina ngjitur.
Kinema Millenium në Korçë u rikonstruktua 6 muaj më parë nga vëllezërit amerikanë me origjinë nga Korça, Lui dhe Alberto Fundo kundrejt një investimi prej 300 mijë Dollarë./tvklan.al