Ndërsa perandoria e vëllezërve Villegas rrëzohet, shpalosen fatet e anëtarëve të Kartelit Cali dhe atyre që lidhen me ta.
Max vëren Sandovalin duke bërë diçka të dyshimtë. Fabian bën një marrëveshje me një nga të burgosurit që për një shpërblim po përpiqet ta vrasë atë.
Wilmer merr një letër shqetësuese. Marlén pret darkën e Krishtlindjeve, por çdo gjë është shumë më ndryshe nga vitet e kaluara. Yaneth çon Belalkazarin drejt një kurthi.
Gutierrez bastis shtëpinë e funeralit. Wilmer kërkon hakmarrje kundër Tetarit dhe Guadanës. Sandoval ndërmerr hapa për të ruajtur pushtetin politik të Leonardos.
Sandoval mëson se Belalcázar po vjen për ta arrestuar. Wilmer shkon në veri në kërkim të Konstancës. Raquel takon dikë të ri në punë.
Kur Blloku i Kërkimit rivendoset, Karteli Cali bën një dhurim që dëshmon për një mision të suksesshëm të tyre. Konstanca pranon fshehurazi ofertën e punës së Amparos.
Raquel shkon në Medellín për të hetuar burgun ku po mbahet Pablo Escobar. Sandoval vëren Naçon duke festuar me Fabián dhe fillon të dyshojë.
Karteli Cali zgjedh një njeri për të marrë përsipër fajin për tragjedinë e Copacabana. Constanza vepron si spiune në festën në Cartago. Çfarë do të ndodhë me Felipen?
Raquel përpiqet të parandalojë Dianën që mos të bjerë pre e kurthit. Sandoval nga ana tjetër dëshiron që njerëzit e tij të ndjekin Dianën, duke e ditur që ajo do të sillet te Pablo Escobar.
Mayerly kërkon strehim së bashku me Fabiolën. Sandoval mëson për magazinën e Fabianit dhe vendos të zbulojë se çfarë ka atje. Çfarë do të ndodhë me Rosarion?
Leonardo prezanton Ana Elvirën me familjen e tij. Villegases ndëshkojnë Fabianin dhe Cindy. Për çfarë do të jetë dëshmitar Raquel?
Wilmer mëson se Cindy po punon me Fabian. Leonardo ka mbledhur Iriarte për një bisedë çfarë do të thuhet mes tyre? Një shkëmbim zjarri shpërthen tek Nápoles.