E hënë – e shtunë 18:20
Në mungesë të Demirit dhe Zulejhas shtëpia e tyre do të grabitet nga një grup njerëzish të armatosur. A do të mundet Sevda e vetme të ndalojë një tragjedi të mudshme? Fikret dorëzohet në polici…
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Shermin dhe Sevda? Fikret është rrëmbyer me urdhërin e Zulejhas. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes tyre?
Demir do të dalë para gjykatës për incidentit e Umitit. Si do të shkojë kjo seancë? Cila do të jetë deshmia e Umitit, a do të tregojë ajo të vërtetën? Myzhgan kthehet sërish në shtëpi duke I kërkuar edhe njëherë falje Fekelit.
Si është gjëndja shëndetësore e Umit? Demir arrestohet si I dyshuari kryesore për tentative vrasjeje ndaj saj. Si do ta presë Fekeli largimin e Myzhgan dhe Kerem Ali? A do të mund të mësojë Myzhgan lidhjen mes Fikret dhe Umit?
Demir mëson nga Fekeli që umit ka qënë e dashura e Fikretit dhe qëllimin e vërtetë të tyre në Çukurova. Pas një përballjeje të ashper me Fikret, Umit do të bjerë nga shkallet. A do të mund të shpëtojë ajo? Fikret ndërkohë vendos të arratiset së bashku me Myzhganin.
Çfarë do të thuhet mes Demir dhe Fekeli? Planii Fikret dhe Umit do të shkatërrohet nga Fekeli i cili tashmë është në dijeni të qëllimeve të Umitit. Çfarë informacioni do të marrë Zulejha nga detektivi i saj?
Umit vendso të largohet nga Çukurova. A është kjo një lojë e saj për të manipuluar Sevdan? Cila do të jetë arsyeja e debatit mes Demir dhe Zulejha? A do të pranojë Sevda që për hir të vajzës së saj të ndajë Demirin nga Zulejha?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Lytfije dhe Umit? Kjo e fundit vazhdon të vizitojë Demirin në shtëpinë e tij. Dikush do të mësojë marrëdhënien e fshehtë të tyre. Umit kërkon ndihmen e Sevdas për të qënë e lumtur me Demirin.
Pavarësisht urrejtjes për Zulejhan, Umit vendos ta dërgojë atë në spital. A do të mund të shpëtojë foshnja që ajo pret? Kush do të akuzohet për këtë aksident?
Fadik edhe njehërë do të zhgënjehet nga Rashit në ditën e dasmës së saj. Demir mëson që do të bëhet baba. A do të pranojë Fekeli rikthimin e Fikret? Një aksident I rëndë mund të rrezikojë jeten e Zulejha dhe të fëmijës së saj.
Me një armë në duar Sevda shkon të flasë me Umit për t’i vërtetuar asaj të vërtetën. A do të mund të mësojë Umit rreth padrejtësive që I janë bërë nënës së saj? Çfarë do të kërkojë Lutfije nga Fikret?
Lajmi që Fekeli është qëlluar nga Demir do të përhapet në gjithë Çukuroven. Si do ta presë Zulejha këtë tragjedi? Si do të jetë përballja e Demir dhe Fikret pas kësaj? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Fekelin?
E hënë – e shtunë 18:20