Prishtina dërgon zyrtarët e Bankës Qendrore

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës prej kohësh ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe të takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë. Në këtë kuptim, i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend.

Por në këtë takim nuk dihet nëse do të ketë zyrtarë të Bankës Popullore të Serbisë pasi që në këtë shtet  kanë deklaruar se shefi i Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatori Petar Petkoviç, do ta përfaqësojë Serbinë. E nga qeveria e Kosovës nuk ka përgjigjie nëse dikush do të udhëtojë në Bruksel.

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besik Bislmi, ka referuar Tv Klan që përgjigjien ta marrë në Bankën Qendrore. Zv/kryeministri Besnik Bislimi të cilit i ishte dërguar ftesa nga Brukseli ditë më parë ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Klan News